POLITIKË /

Molotovët në protestën e PD, 4 protestues të arrestuar, 7 hetohen në gjendje të lirë

Protesta zgjati rreth 2 orë dhe pas fjalës së Berishës, protestuesit hodhën molotovë drejt kryeministrisë.

Shkruar nga Versus
Molotovët në protestën e PD, 4 protestues të arrestuar, 7
Protesta e PD

Tiranë- Katër persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës së organizuar nga opozita mbrëmjen e djeshme para kryeministrisë.

Në përfundim të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, ashtu siç ka ndodhur edhe në protesta të tjera, protestuesit hodhën bomba Molotov në drejtim të derës së qeverisë. Në një moment njëri prej protestuesve rrezikoi të merrte flakë dhe të dëmtohej rëndë nga molotovi i hedhur pranë efektivëve. Tre prej policëve mbetën të lënduar dhe morën mjekim në spital. 

Falë ndërhyrjes në kohë gjendja e tij u stabilizua. Ndërsa 6 personat që u proceduan në gjendje të lirë u mbajtën në komisariat gjatë natës. Deputetët e PD ishin të pranishëm në komisariat ku kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar. Versus.al

Poll