POLITIKË /

"Ndëshkimin nuk e imagjinoni dot", Berisha paralajmëron bandat kriminale nga Vlora: Mos guxoni të implikoheni në vota

Berisha tha se fijet e krimit me politikën do të priten me gërshërët e ligjit.

Shkruar nga Versus

"Ndëshkimin nuk e imagjinoni dot", Berisha paralajmëron

Kreu i PD Sali Berisha nga qyteti i Vlorës ku prezantoi kandidatët për deputetë kishte një mesazh të fortë për bandat kriminale. Ai i bëri thirrje që të mos implikohen në vota, pasi do të kenë një ndëshkim që ata nuk e imagjinojnë.

Berisha tha se fijet e krimit me politikën do të priten me gërshërët e ligjit.

Ai tha se ata që u bëjnë presion qytetarëve për vota do të shpallën grupe terroriste shqiptare dhe ndërkombëtare.

“Grupet kriminale me gërshërët e ligjit do i pritet cdo fije me politikën dhe do vendosen para ligjit. Sot nga Vlora paralajmëroj cdo bandit kudo që ndodhet se po u implikuat me vota do të cilësoheni grupe terroriste shqiptare dhe ndërkombëtare. Jua them këtu, se një qime floku ju ndan edhe tani. Donald Trump  dekretoi shpalljen grupe terroriste të karteleve të drogës. U them bandave nga Shkodra në Gjirokastër dhe kudo që janë mos guxoni të shqetësoni qytetarët, se ju jap fjalën e nderit se do të shpalleni terroristë ndërkombëtare, cka do të thotë se do të keni ndëshkime që ju nuk i imagjinoni ju”, deklaroi Berisha.

Tags:

berisha

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: