Kuvendi i ri është në pritje të dekretit nga Presidenti Bajram Begaj për të thirrur seancën e parë të legjislaturës së XI-të, ndërkohë që Partia Socialiste po pret lëvizjet e Edi Ramës për formimin e qeverisë së re dhe emrin e Kryetarit të Kuvendit.
Tradicionalisht, kryesocialisti bën publike vendimet e tij në ditët e fundit të gushtit, dhe deri atëherë mbetet pezull zyrtarizimi i strukturës së re qeveritare.
Sipas Kushtetutës, Presidenti duhet të thërrasë Kuvendin brenda 10 ditëve nga përfundimi i mandatit të legjislaturës aktuale, çka lë të kuptohet se seanca e parë do të mbahet më 10 Shtator.
Seancën konstituuese pritet ta drejtojë Sali Berisha, si deputeti më i vjetër në moshë, nëse ai nuk refuzon këtë rol të përkohshëm. Në të kundërt, detyra do t’i kalojë Tritan Shehut, e më pas Vasil Llajos.
Ndërkohë, të gjitha sytë janë drejt Asamblesë së Partisë Socialiste në fund të gushtit, ku pritet të zbulohen emrat dhe ndryshimet në kabinetin e katërt të Edi Ramës. /Versus.al/







