POLITIKË /

Nga Himara, Berisha bën një tjetër premtim: Do kompesojmë pronat dhe do ju pajisim me dokumente!

Qeveria e ardhshme garanton paprekshmërinë e pronës, tha Berisha gjatë takimit në Himarë. Ai hodhi akuza edhe për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Shkruar nga Versus

Nga Himara, Berisha bën një tjetër premtim: Do kompesojmë

Qeveria e ardhshme garanton paprekshmërinë e pronës, tha Berisha gjatë takimit në Himarë. Ai hodhi akuza edhe për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

“Premtojmë kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet do t’i ketë përparësi absolute. Sot, në Shqipëri ka ligje që janë një kopje e ligjeve të ’46. Rama ka krijuar një agjenci ku ka vendosur si pronë të gjithë territorin e shtetit shqiptar. Ka vënë aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve në Himarë, në Vlorë, në Berat, kudo në Shqipëri”.

Akuzat i vijoi ndaj kryebashkiakut Vangjel Tavo dhe kryeministrit Edi Rama.

“Ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të kthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston. I them Vangjel Tavos, që e meriton neverinë tuaj, se erdhi si misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili në familjes e tij do të plaçkisë Gjipen dhe tokat e manastirit.

Edi Rama as ti nuk do ta gëzosh kurrë atë tokë, që është e manastirit dhe e këtyre banorëve dhe ti nuk do mund ta marrësh kurrë. Shqipërinë Madhështore ne do e nisim nga dhimbshuria, nga solidariteti njerëzor“.

Tags:

berisha

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: