POLITIKË /

''Ngjall shpresë'', Sula propozon Berishën si kandidat për Tiranën: I bindur që fiton në zgjedhje

Shkruar nga Versus
''Ngjall shpresë'', Sula propozon Berishën si
Dashnor Sula dhe Sali Berisha

Ndërkohë që PD po zhvillon negociata me partitë e tjera për të gjetur një kandidat të përbashkët për bashkinë e Tiranës, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula ka propozuar që kandidat të jetë vetë kryedemokrati Sali Berisha.

I ftuar në A2CNN, Sula u shpreh i bindur për fitoren e Berishës nëse do të kandidonte. Sipas tij, nëse Berisha futet në garë, do të ngjallte shpresën për fitore më të madhe në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 2027-ën.

“Sali Berisha mund të ishte dhe duhet të jetë, nëse ka ndërmend të përballet me PS e Edi Ramën dhe për t’i treguar dhe ngjallur shpresë demokratëve, mund të jetë kandidati ideal për të mundur Manastirliun dhe PS në Bashkinë e Tiranës.  Vetë zoti Berisha dhe jam i bindur për këtë që është kandidati që fiton zgjedhjet e Tiranës dhe fillon një histori e ngjalljes së shpresës për zgjedhjet 2027 e 2029. Nëse Berisha futet në garë Rama ishte kryetar i bashkisë dhe u bë kryeministër, ka treguar që kemi një rrugë që bashkia e Tiranës se ka një buxhet të jashtëzakonshëm dhe Ogerta Manastirliun, njeriu i sigurt që e mund është Sali Berisha.  Një figurë tradicionale të së djathtës dhe që fiton dhe ngjall shpresën Berisha për të gjithë demokratët. Të gjithë të punojmë që të fitojë Berisha dhe ngjall shpresë”, tha Sula.

Duke qenë se Alimehmeti dhe Tabaku nuk kanë pranuar të kandidojnë, Sula tha se Berisha është personi i duhur për të kandiduar sepse do të sillte një bashkim të gjithë faktorit opozitar në Tiranë.

“Duke patur parasysh situatën brenda opozitës dhe i vetmi person real që të triumfojë opozita. Nëse Berisha do të rrëzojë Ramën e mazhorancën dhe të tregojë se është në luftë për ta mundur dhe ngjallur shpresë, duhet të jetë kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës dhe i fiton se nuk e mund Ogerta Manastirliu profesor doktor Berishën.  Si Tabaku e Alimehmeti nuk e pranojnë këtë sfidë dhe njeriu më adapt dhe i sigurt që i bashkon të gjithë strukturat e kampit opozitar është Sali Berisha”-shtoi deputeti. Versus.al

Poll