
Nisma Shqipëria Bëhet e kryesuar nga Adriatik Lapaj kërkon numërimin e votave në Vlorë.
Nisma “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka kërkuar zyrtarisht rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” së Adriatik Lapajt. U bë verifikimi i vulave, ku rezultuan të gjitha fletët me vulat përkatëse.
Ky është rasti i dytë që Lapaj i drejtohet KAS-it për rinumërim votash, pasi një javë më parë ai kërkoi të njëjtën procedurë edhe për qarkun e Fierit.
Në zgjedhjet e fundit, Lapaj arriti të sigurojë një rezultat domethënës në votën e diasporës, duke marrë afro 15 mijë vota ose 7.4%, shumë më tepër sesa në territorin brenda vendit. Në Fier, rezultati i tij i afroi Nismës një mandat dhe rrezikoi pozicionin e Partisë Socialiste, por në fund nuk arriti ta siguronte. Versus.al







