
Pasi Taulant Balla i çoi njerëz për të filmuar vilat e tij në Toskana të Italisë, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka shkuar personalisht dhe ka bërë një video ku tregon dokumentet kur ka blerë vilat dhe detajet rreth shitjes së njërës prej tyre.
Të parën vilë, Shehaj thotë se e ka blerë fillimit 2.5 milionë euro, kishte investuar 4 milionë euro dhe në fund e kishte shitur për 15 milionë euro. Më pas tregoi edhe vilën tjetër të cilën tha se e kishte blerë 10 milionë euro dhe se ka të drejtën ta nxjerrë në shitje për çmimin që dëshiron.
Ndërsa theksoi se nuk ka asgjë për të fshehur, Shehaj tha se Balla e Rama i ishin vënë pas duke shpifur për të dhe i sfidoi të dy që të bënin të njëjtën gjë si ai për pronat e tyre.
‘’Ndryshimi po vjen dhe spastrimin e të korruptuarve nuk e ndal dot askush. Nuk ka investim më transparent dhe më të pastër se shitja e vilës sime në Itali. Në vitin 2019 bleva një vilë të vjetër prej rreth 250 m² për 2.9 milionë euro. Në vitin 2020 mora leje ndërtimi, e shemba dhe investova rreth 4 milionë euro për të ndërtuar një vilë të re prej rreth 500 m².
Në vitin 2025 e shita vilën e re për 15 milionë euro. Në vitin 2026 kam blerë një vilë tjetër, ku do të vazhdoj të investoj. Çdo hap i këtij investimi është deklaruar sipas ligjit, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Në Itali nuk shpëton asnjë cent pa u verifikuar. Çdo euro është e dokumentuar.
Pasurinë time e kam krijuar me punë të ndershme, shumë përpara se të hyja në politikë dhe kam deklaruar miliona euro pasuri. Prandaj Rama, Balla dhe gjithë llumi që kanë ushqyer me paratë e vjedhura nga shqiptarët nuk më bëjnë dot pis. Nuk kanë asgjë për të zbuluar, sepse nuk kam asgjë për të fshehur’’- shkroi Shehaj bashkangjitur me videon. Versus.al

