POLITIKË /

“Njerëzit e PD na kërcënojnë me armë”, kandidati i PS, kallëzim në policinë e Lezhës! Gjin Gjoni: Grupet për mbrojtjen e votës, në terren

Ndërkohë që PS pretendon për kërcënime me armë zjarri, kandidati i PD Gjin Gjoni mbrëmjen e djeshme ka publikuar një video ku shkruante se strukturat për mbrojtjen e votës janë në terren për të mos lejuar presionet ndaj qytetarëve.

Shkruar nga Versus
“Njerëzit e PD na kërcënojnë me armë”,
Ermal Paci

Kandidati i PS në qarkun e Lezhës, Ermal Paci ka dorëzuar një kallëzim në polici ku pretendon se njerëz të Partisë Demokratike, po i kërcënojnë me armë. Gjatë një deklarate për mediat, Ermal Paci shprehet se mbrëmjen e djeshme në fshatin Dajç është kërcënuar me armë babai i një kandidateje të PS.

Sipas tij, persona të armatosur e kanë kërcënuar babain e kandidates për deputete se do e marrin peng.

“Është kallëzuar penalisht, mbrëmë në Dajc, në pronën e babait të kandidates sonë për deputete, njerëz të armatosur janë paraqitur duke kërcënuar se do ju marrim peng kryetarin e PS dhe babanë e kandidates për deputete. I jemi drejtuar instance shtetërore, duhet të marrin masa. Çdo natë militantë të PD qarkullojnë orëve të vona, pa arsye, për të gjurmuar dje krijuar alibinë e tyre të humbjes për zgjedhjet e 11 majit. Është depozituar kallëzimi”, tha Paci.

Policia ka nisur verifikimet dhe hetimet për rastin në fjalë. Ndërsa në rrjetet sociale, ish-gjyqtari Gjin Gjoni i cili kandidon në Lezhë në listën e hapur të PD, ka publikuar një video ku shprehet:  “Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do tiu ndjekim këmba-këmbes”. Versus.al

“Njerëzit e PD na kërcënojnë me armë”,
Postimi i Gjin Gjonit
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: