POLITIKË /

Nuk do të jetë më deputete e Kuvendit, Kryemadhi zbulon projektin e ri që ka pas zgjedhjeve të 11 majit

E pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëjë pas zgjedhjeve të 11 majit, Kryemadhi tregoi për projektin e saj që ka të bëjë me start-up-et por pa e caktuar se në cilën fushë do të operojnë në treg. 

Shkruar nga Versus

Nuk do të jetë më deputete e Kuvendit, Kryemadhi zbulon projektin

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi siç ka njoftuar dhe më herët nuk do të jetë më pjesë e politikës.

E pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëjë pas zgjedhjeve të 11 majit, Kryemadhi tregoi për projektin e saj që ka të bëjë me start-up-et por pa e caktuar se në cilën fushë do të operojnë në treg. 

Kryemadhi: Kam menduar dhe jam në një projekt shumë të ri shumë të bukur.

Gazetarët: Podcast?

Kreymadhi: Jo podcastin me të thënë të drejtën e kam pasur shumë qejf që para 5 vitesh por ma morën të tjerët, kështu që duhet të bësh një gjë të re. Kam një projekt shumë të bukur do t'ju njoh shumë shpejt, është shumë interesant. Katë bëjë me një risi tjetër të Monika Kryemadhit dhe jeni të gjithë të ftuar në aktivitetin tim të hapjes që sigurisht do të bëhet pas zgjedhjeve. Bëhet me një grup të rinjsh përsëri se mua nuk më ndahet shpirti nga të rinjtë ku do të testojmë të hyjmë në fushën e start-up-et./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: