Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj gjatë një interviste në emisionin ‘Oponencë’ i ka kthyer përgjigjie ftesës së bërë nga Sali Berisha për t’u bashkuar në një front opozitar me protesta deri në largimin e Ramës nga pushteti.
Lapaja tha se nëse do të shkojë tek tryeza e thirrur nga Berisha të premten, nuk do ta ndjekë më njeri.
“I kam kthyer përgjigje që kam thënë publikisht. Jemi në shesh. Hadeni dhe kush të dojë të vijë. Mekanizmin që ka ndërtuar Rama është i tillë që asnjë parti nuk e mund dot. Duhet mundur me një aleancë të madh popullore. Duhet shembur çdo barrierë që masiviteti të jetë i tillë që të mos e përballojë dot. Ja vajta atje, mendoni se më ndjek njeri po të shkoj te Saliu. Ngelem veten. Nuk është çështje emrash, është çështje sheshi”, tha Lapaj. Versus.al

