POLITIKË /

Numërohen mbi 62% e votave të diasporës, PS kryeson me diferencë të madhe

Shkruar nga Versus

Numërohen mbi 62% e votave të diasporës, PS kryeson me

Partia Socialiste kryeson dukshëm me shumicën e votave të diasporës deri më tani kur janë numëruar 121.985 nga 194.889 zarfe në total. Socialistët numërojnë 65.327 vota ose thënë ndryshe 54.07% të totalit.

PD renditet e dyta me 34.093 vota ose 28.22%. Forcë e tretë me votat e diasporës është Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 10.078 vota ose 8.34% të totalit.

Menjëherë pas “Nismës Shqipëria Bëhet” renditet partia “Mundësia” e Agron Shehajt me 4489 vota (3.72%) dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit me 3223 vota (2.67%) duke reflektuar një pjesë të mirë të elektoratit që kërkon ndryshim të klasës politike. Versus.al

Numërohen mbi 62% e votave të diasporës, PS kryeson me
Rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave të diasporës
Poll