POLITIKË /

“O vëlla, Mondi na duhet një dimër atje”, Bardhi i lexon Ramës komunikimet e bandave për drejtorin e ri të policisë së Shkodrës

Me akuzat e ngritura, Bardhi pretendoi se drejtori i ri i policisë në Shkodër është caktuar në detyrë me urdhër të bandave kriminale.

Shkruar nga Versus

“O vëlla, Mondi na duhet një dimër atje”, Bardhi i

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi hodhi sot akuza të forta në Kuvend lidhur me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës, duke përmendur disa komunikime të zbardhura në “sky ecc” mes bandave kriminale ku emri i Edmond Sulajt përmendet mes tyre si i domosdoshëm për të qenë në krye.

Për këtë fakt, Bardhi iu kthye Ramës duke e akuzuar si të lidhur me krimin e organizuar.

“E dija që ishte ekspert i inceneratorëve por që je edhe ekspert i mbetjeve të rrezikshme, këtë nuk ma merrte mendja. Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar, tani po të pyes sesi ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës. Kodi Pin i sky ecc, “o vlla s’ka llafe për atë mikun tënd ministër të brendshëm, përgjigjet ky tjetri: po por kam frikë se nuk e bën. Ndërhyn prapë tjetri ‘Mua mondi më duhet aty vëlla”, Mondi është drejtori aktual i policisë në Shkodër. Vjen ti këtu dhe akuzon opozitën. Për çfarë? Se të thotë ty se je i lidhur me krimin e organizuar? Ky nuk di asgjë, këtij i hanë të tjerët dardha pas shpine, fajin ia ka opozita se e baltos me akuza kriminale ndaj tij”- u shpreh Bardhi.

Për këtë pretendim, Bardhi tha se do të publikojë fakte të tjera në vazhdim të cilat sipas tij dëshmojnë se bandat kriminale të Shkodrës kanë ndikuar në emërimin e drejtorit të policisë vendore. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: