POLITIKË /

Opozita kundërshton seancën e nesërme, Balla: Domosdoshmëri ta kalojmë të martën etapën për komisionet

Shkruar nga Versus

Opozita kundërshton seancën e nesërme, Balla: Domosdoshmëri

Pas përfundimit të mbledhjes së konferencës së kryetarëve, opozita akuzoi mazhorancën se e kishte përjashtuar PD-në nga drejtimi i komisioneve duke krijuar kështu një frymë autoritare.

Ndërkohë që nesër pritet të hidhet për shqyrtim kërkesa e PS për zgjerimin e komisioneve parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se për një gjë të tillë nuk kishte asnjë nevojë që opozita të njoftohej para.

“Në Shqipëri Kuvendi duhet të ketë një organizim të ri me 11 Komisione. Jemi në një situatë e cila nuk është shumë e parashikuar nga Rregullorja. Brenda kësaj javë duhet shqyrtim i dekreteve për qeverinë, dhe konferenca e kryetarëve duhet të jetë gati për diskutimin e kohës së debatit. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë të parashikuar nesër. Për një çështje me rëndësi të riorganizimit të Kuvendit, bëhet fjalë për shqyrtim jo periudhë depozitim”, tha Balla. Versus.al

Poll