Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër vendimin e Edi Ramës për mbylljen e platformës Tik Tok, duke e krahasuar atë me vendimet autoritare të liderëve të regjimeve të tjerë. Duke iu përgjigjur komentuesve, Berisha tha se ky akt është i ngjashëm me ndalimin e lirisë së fjalës që ndodh në regjimet e Kabulit dhe Teheranit.
Ai theksoi se ky është një veprim i papranueshëm dhe se Edi Rama ka një histori të errët lidhur me represionin ndaj lirisë së mendimit, duke përmendur një ngjarje të vitit 1988, kur babai i Edi Ramës, firmosi dënimin me vdekje të poetit Havzi Nela për shkak të kritika ndaj regjimit. Berisha e shfrytëzoi këtë për të treguar se Rama po ndjek një linjë të ngjashme represive ndaj kriticizmit dhe lirisë së shprehjes, duke e pasuar këtë me mbylljen e Tik Tok.
Kreu i PD-së siguroi të rinjtë se me datën 12 maj, Tik Tok do të jetë përsëri i aksesueshëm, duke e shpallur atë një protestë të rëndësishme për lirinë e fjalës. Ai gjithashtu u bëri thirrje kompanive të internetit dhe telefonisë celulare të mos bashkëpunojnë me këtë veprim të qeverisë dhe të mos lejojnë bllokimin e platformës
"Akti i Edi Ramës për mbylljen e Tik Tok është identik me vendimin e habitullahut të Kabulit dhe Ajetollahut të Teheranit për mbylljen e kësaj platforme të mrekullueshme. Edi Rama ka dhe një problem tjetër madhor në këtë qëndrim."







