Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët më 20 dhjetor në orën 11:00 në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës në një seancë të përbashkët.
Nga burimet pranë parlamentit të Kosovës është mësuar se në seancë pritet të flasin kryetarët e grupeve parlamentare të të dy vendeve.
Sa i takon pjesëmarrjes, pritet që nga Shqipëria te shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60 të tillë.