POLITIKË /

Partia Socialiste feston sot 34-vjetorin e themelimit, detaje nga festa në selinë rozë

Në këtë përvjetor të veçantë, Partia Socialiste vjen pas një suksesi të madh në zgjedhjet e 11 majit, ku mbi 800 mijë votues i dhanë mandat të katërt radhazi qeverisës Edi Ramës dhe të majtës shqiptare.

Shkruar nga Versus
Partia Socialiste feston sot 34-vjetorin e themelimit, detaje nga festa në
Foto ilustruese

Pasditen e kësaj të enjte, Partia Socialiste do të zhvillojë një ceremoni festive për të shënuar 34-vjetorin e themelimit të saj.

Aktiviteti do të mbahet në orën 19:00, në ambientet e selisë së partisë, ku të ftuarit do të mirëpriten nga vetë kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili do të mbajë edhe fjalën përshëndetëse.

Në këtë përvjetor të veçantë, Partia Socialiste vjen pas një suksesi të madh në zgjedhjet e 11 majit, ku mbi 800 mijë votues i dhanë mandat të katërt radhazi qeverisës Edi Ramës dhe të majtës shqiptare.

Festa e kësaj nate vjen vetëm pak ditë pas datës simbolike të 12 qershorit, kur në vitin 1991 lindi zyrtarisht Partia Socialiste.

Partia Socialiste lindi si rezultat i transformimit të thellë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjatë Kongresit të 10-të, ku u vendos që ajo të rindërtohej si një forcë politike me bazë demokratike, larg trashëgimisë komuniste.

Fatos Nano u zgjodh si kryetari i parë i PS-së, duke nisur reformimin e partisë me një program të ri të orientuar drejt ekonomisë së tregut dhe vlerave perëndimore./Versus.al

 

Poll