POLITIKË /

Pas Korçës, Beratit e Kukësit, PD ankimon rezultatet dhe në dy qarqe të tjera

Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka dorëzuar sot dy ankimime të reja pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për rezultatet në qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës, duke e zgjeruar kështu frontin ligjor të betejës pas zgjedhjeve të 11 majit.

Shkruar nga Versus

Pas Korçës, Beratit e Kukësit, PD ankimon rezultatet dhe

Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka dorëzuar sot dy ankimime të reja pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për rezultatet në qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës, duke e zgjeruar kështu frontin ligjor të betejës pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas PD, procesi zgjedhor në këto qarqe është zhvilluar në kushtet e një “farse të organizuar shtetërore”, ku dyshohet për manipulim të votës, presion ndaj administratës dhe përdorim të burimeve publike në favor të kandidatëve të mazhorancës.

PD kërkon pavlefshmërinë e rezultateve në këto qarqe dhe përsëritjen e votimeve, duke theksuar se do të ndjekë çdo rrugë ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare, për të çuar deri në fund atë që e cilëson si “një betejë për demokracinë e vjedhur”. Versus.al

Poll