POLITIKË /

Pas rezultatit ‘turpërues’ në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha mbyll zyrat e ‘Koalicionit Euroatlantik’

Shkruar nga Versus
Pas rezultatit ‘turpërues’ në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim
Lulzim Basha

Përgjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, shfaqej në video të shpeshta replikash me kryeministrin Edi Rama, por pas zgjedhjeve, Lulzim Basha është “zhdukur” nga skena politike.

Tashmë, kur kanë kaluar disa javë nga përfundimi i zgjedhjeve, partia e drejtuar ‘de facto’ prej tij, “Koalicioni Euroatlantikë” ka mbyllur edhe zyrat që i përdorte si seli qendrore.

Në ambientet në rrugën “Donika Kastrioti” ka mbetur vetëm tabela me emrin e partisë, ndërsa zyrat janë zbrazur dhe dorëzuar pronarit. Pavarësisht se nuk ka patur asnjë reagim zyrtar, ky duket të jetë fundi i aktivitetit politik për Lulzim Bashës i cili mbetet për t’u parë nëse do të dorëzojë një shkresë zyrtare në Gjykatën e Lartë për të hequr dorë nga beteja ligjore për vulën e PD-së.

Në zgjedhjet e 11 majit, në rang kombëtar partia e Bashës arriti të merrte vetëm 19.562 vota (1.39%) duke mos marrë asnjë mandat përfaqësimi në Kuvend. Ndërsa vetë Basha i cili garoi në listat e hapura të Tiranës mori vetëm 1432 vota preferenciale, rezultat ‘turpërues’ për dikë që ka qenë për 8 vite kryetar i PD-së dhe 4 vite kryebashkiak i Tiranës. Versus.al

Poll