Pasi doli nga SPAK ku qëndroi për rreth 30 minuta derisa iu komunikua akuza për shpërdorim detyre, deputeti socialist Jurgis Çyrbja, sipas A2CNN, shkoi menjëherë në zyrën e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja me të cilin ende nuk dihet se për çfarë ka diskutuar.
Çyrbja u mor i pandehur për një shkelje që dyshohet të ketë bërë në vitin 2016 kur ka mbajtur postin e drejtorit të hipotekës së Durrësit duke firmsur për një pronë që kishte mbivendosje. Gazetarëve, nuk iu dha informacione duke kërkuar që për një gjë të tillë t’i drejtohen SPAK-ut.
Por gjatë një prononcimi të dhënë pasi u largua nga Prokuroria e Posaçme, Çyrbja i qëndroi variantit të dhënë ditën e djeshme duke thënë se dorëheqja nga mandati i deputetit u bë për shkak të problemeve shëndetësore që ka ai dhe jo atyre ligjore. Versus.al








