Live Updates /

Dje dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK merr të pandehur Jurgis Çyrbjan! Akuzë për shpërdorim detyre kur ishte drejtues i Hipotekës

*Një ditë pasi dorëzoi mandatin në Kuvend, deputeti i PS Jurgis Çyrbja është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Hipotekës së Durrësit në vitn 2016 për mbivendosje prone. *Sot Çyrbja u paraqit për të dytën herë brenda pak ditësh në SPAK ku qëndroi për rreth 30 minuta derisa iu komunikua akuza zyrtare ndaj tij. Para mediave ai nuk zbuloi detaje, ndërsa ditën e djeshme pasi dorëzoi mandatin në Kuvend tha se arsyeja ishte për një ndërhyrje shëndetësore duke mohuar të kishte probleme ligjore. *Heqja dorë nga mandati krijon premisë që Çyrbja të pretendojë moskompetencën e SPAK për ta hetuar. *Kallëzimi është bërë nga deputeti Edi Paloka në vitin 2021 i cili gjithashtu e akuzonte Çyrbjan se pavarësisht që nuk ishte më drejtor i Hipotekës, pak javë para zgjedhjeve parlamentare të 2021-it, ka shkuar në Kadastrën e Durrësit për të shpërndarë legalizime me qëllim ndikimin në vullnetin e zgjedhësve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Jurgis Çyrbja përfundon dëshminë në SPAK, ja çfarë deklaroi para gazetarëve

Dje dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK merr të pandehur Jurgis

“Drejtojuni Prokurorisë së Posaçme për të marrë informacione”, kjo ka qenë deklarata e deputetit socialist Jurgis Çyrbja për mediat pak momente pasi ka dalë nga ambientet e SPAK ku sipas burimeve të Versus.al i është komunikuar akuza lidhur me kallëzimin penal të dorëzuar nga deputeti demokrat, Edi Paloka në 2021-in, i cili e akuzonte për "shpërdorim detyre" gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Hipotekës së Durrësit. 

Duke u treguar i rezervuar për mediat, Çyrbja u largua nga ambientet e SPAK ku qëndroi për rreth 30 minuta. Ndërsa 4 ditë më parë, deputeti u mor në pyetje për rreth 5 orë. Pavarësisht kësaj, deputeti deklaroi se nuk kishte probleme ligjore dhe vetëm dje dorëzoi mandatin në Kuvend duke pretenduar se po e bënte për arsye shëndetësore. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Deputeti Çyrbja mbërrin në SPAK me avokaten, pritet t’i komunikohet akuza (Komenti për mediat)

Dje dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK merr të pandehur Jurgis
Momenti kur Çyrbja dhe avokatja e tij hyjnë në SPAK

Deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokatja e tij, një ditë pasi dorëzoi mandatin e ligjvënësit.

“Mirëmëngjesi, jeni mirë ju?”- ky ka qenë komenti i vetëm që deputeti ka pasur për gazetarët pasi më herët kishte pretenduar se dorëzimi i mandatit të tij lidhej me një ndërhyrje shëndetësore që do të kryente dhe jo me probleme ligjore.

Burime për Versus.al bëjnë me dije se sot pritet që Çyrbjas t’i komunikohet akuza nga SPAK për kallëzimin e bërë nga deputeti demokrat Edi Paloka i cili në 2021-in denoncoi se Çyrbja në prag të zgjedhjeve parlamentare, shpërndante legalizime në Kadastrën e Durrësit edhe pse nuk mbante më postin e drejtorit të Hipotekës. Po ashtu emri i deputetit socialist dyshohet se është përmendur në një dosje tepër të rëndë. Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Dje dorëzoi mandatin për ‘arsye shëndetësore’, deputeti Jurgis Çyrbja merret i pandehur nga SPAK (AKUZA)

Dje dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK merr të pandehur Jurgis

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili ditën e djeshme dorëzoi mandatin me arsyetimin se do të kryente një ndërhyrje shëndetësore që do t’i pamundësonte angazhimin në politikë për 3 muaj, është thirrur sërish në SPAK.

Prokuroria e Posaçme i ka caktuar orën 10:00 Çyrbjas për t’u paraqitur për të dytën herë brenda pak ditësh. Herën e parë, deputeti u pyet në SPAK për pesë orë rresht dhe kur doli u shfaq i buzëqeshur dhe tha për mediat se nuk ishte marrë i pandehur.

Dy ditë pasi u mor në pyetje, dorëzoi mandatin e deputetit. Në përgjigjie të interesimit të mediave, Jurgi Çyrbja pretendoi se ky akt i tij nuk lidhet me paraqitjen në SPAK duke theksuar se nuk ka probleme ligjore. Por menjëherë pasi dorëzoi mandatin, Çyrbja u thirr sërish në SPAK duke ngritur dyshimet se dorëheqja e tij nuk ka qenë vetëm për shkaqe shëndetësore.

Për çfarë u mor në pyetje Çyrbja?

Raportohet se marrja në pyetje e deputetit është bërë për një denoncim të dorëzuar në SPAK nga deputeti demokrat Edi Paloka në 2021-in kur Çyrbja mbante postin e drejtorit të hipotekës së Durrësit. Paloka e akuzonte për shpërodim detyre për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.  Njësoj në kallëzim pretendohej nga Paloka se javët e fundit të fushatës zgjedhore të 2021-it, Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë legalizime edhe kur nuk ishte më drejtor hipoteke me qëllim ndikimin në vullnetin e zgjedhësve. Por gjithashtu dyshohet se emri i deputetit përmendet në një prej dosjeve më të 'nxehta' të momentit.

Mandatin e Çyrbjas në Kuvend pritet ta marrë Erjon Meka, pasardhësi i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit në prill të vitit 2021. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: