POLITIKË /

PD e kontestoi për parregullsi, nis numërimi i votave të ardhura nga Greqia

Sipas demokratëve, zarfi me votën e diasporës nuk ka rënë në duart e emigrantëve shqiptarë.

Shkruar nga Versus

PD e kontestoi për parregullsi, nis numërimi i votave të ardhura

Sot pritet të nisë numërimi i votave të shqiptarëve të Greqisë, pas një vendimi të marrë nga Kolegji Zgjedhor. Numërimi i votave do të bëhet në parkun olimpik në Tiranë ku janë numëruar edhe kutitë e tjera të ardhura nga diaspora.

Pavarësisht kësaj, PD ka bërë një kërkesë për mbajtjen e veçuar të votave të kontestuara pasi pretendon se zarfet e dërguara në Greqi nuk u janë dorëzuar emigrantëve shqiptarë përkatës.

KQZ e kishte pezulluar numërimin e votave të Greqisë deri në konfirmimin e rregullsisë së procesit. Ndërkohë deri më tani janë numëruar në total 147.024 zarfe nga 195.007 në total. Rezultati tregon një dominim të PS me 78.729 vota ose 54.18%, të ndjekur nga PD me 40.863 vota ose 28.12%. Numër të madh votash nga diaspora ka marrë edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” që renditet forcë e tretë me 11.834 vota ose 8.14%. Versus.al

Poll