POLITIKË /

PD kaos e zjarr jashtë Kuvendit, socialistët 27 minuta seancë! Dështon zgjedhja e anëtarëve në KLP e KLGJ

Në Kuvend me praninë e 71 deputetëve socialistë u miratua marrëveshja me Gjermaninë për grantin 3 milionë eurosh për ndryshimet klimatike.

Shkruar nga Versus

PD kaos e zjarr jashtë Kuvendit, socialistët 27 minuta seancë!

Rreth 27 minuta zgjati seanca plenare e ditës së sotme e cila dukej se do të ishte e pamundur për t’u mbajtur për shkak se deputetët demokratë të përjashtuar nga Kuvendi po pengonin hyrjen edhe të kolegëve të tyre socialistë.

Megjithatë 71 deputetë socialistë arritën të futeshin në sallë ku votuan marrëveshjen me Gjermaninë për një grant prej 3 milionë eurosh për përballimin e ndryshimeve klimatike. Ndërkohë që dështoi zgjedhja e 2 anëtarëve nga Shoqëria Civile për në KLP e KLGJ. 7 vota pro, 56 abstenim dhe 4 kundër mori kandidatura e Erion Fejzullës për anëtar në KLGJ.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se pavarësisht kaosit të krijuar jashtë sallës së Kuvendit dhe pengesave ndaj socialistëve për të hyrë, këta të fundit nuk do të bëjnë kërkesa të tjera për përjashtim deputetësh. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: