POLITIKË /

PD mbledh kryesinë, zbardhen dy temat e diskutimit

Shkruar nga Versus

PD mbledh kryesinë, zbardhen dy temat e diskutimit

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot për të diskutuar mbi zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor në 6 bashki të vendit.

Dy temat e diskutimit do të përqendrohen në nxjerrjen e rezultateve të bisedimeve me aleatët për kandidatin e përbashkët për bashkinë e Tiranës dhe për gjetjen e kandidatëve për 5 bashkitë e tjera, Beatin, Tepelenën, Matin, Vlorën dhe Cërrikun.

Grupi negociator i PD i përbërë nga Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti ka zhvilluar takime me përfaqësues të partive të tjera opozitare me qëllim gjetjen e një figure përbashkuese do të kandidojë për bashkinë më të madhe të vendit.

Ndërkohë, PS përveç Ogerta Manastirliut në Tiranë, duket se ka gati edhe kandidaturën për bashkinë e Matit ku është përmendur emri i Altin Bojnit. Versus.al

Poll