POLITIKË /

PD me Berishën kryetar i kërkon KQZ të regjistrohet për zgjedhjet në Himarë

Demokratët kanë marrë një vërtetim nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 22 korrik, ku rezulton se Sali Berisha është kryetar i PD.

Shkruar nga Versus

PD me Berishën kryetar i kërkon KQZ të regjistrohet për

Partia Demokratike i është bashkuar 10 forcave të tjera politike dhe ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit për Bashkinë Himarë.

Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, ku tashmë në dokumentacionin që është paraqitur në KQZ rezulton se Sali Berisha është kryetar i kësaj partie.

Demokratët kanë marrë një vërtetim nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 22 korrik, ku rezulton se Sali Berisha është kryetar i PD.

Pritet që nesër KQZ të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike dhe 10 forcave të tjera politike që kanë shprehur vullnetin për të garuar për zgjedhjet në Himarë.

PD me Berishën kryetar i kërkon KQZ të regjistrohet për

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: