POLITIKË /

‘’PD na preu në besë’’, Agron Shehaj për Florjan Binajn: Do ta mbështesim si të ishte kandidati ynë

Shehaj tha se pavarësisht problemeve me PD-në, qëllimi kryesor është ofrimi i një kandidati të pakorruptuar, ndaj shprehu mbështetjen për Florjan Binajn.

Shkruar nga Versus
‘’PD na preu në besë’’, Agron Shehaj për
Agron Shehaj, Florjan Binaj

Pavarësisht se njëjtë si një ditë më parë shprehu zhgënjimin nga procesi i nisur me PD-në përsa i takon gjetjes së një kandidati jo politik, Agron Shehaj deklaroi sot se partia e tij ‘’Mundësia’’ do ta mbështesë kandidaturën e pavarur të Florjan Binajt për kreun e bashkisë së Tiranës.

Shehaj tha se pavarësisht problemeve me PD-në, qëllimi kryesor mbetet që Tirana të ketë një kandidat të pakorruptuar dhe për këtë gjë shtoi se ata nuk kishin patur ndonjë kusht për emrin, por për procesin që duhej ndjekur në negociata.

“Troç po flas. Ne do mbështesim kandidatin jo politik ashtu siç kemi premtuar, do mbështesim Binajn, pavarësisht se nuk është kandidati që kemi propozuar, por do ta mbështesim deri në fund. Ne e mbështesim, ne jemi koherent me çfarë kemi thënë që në ditën e parë. Duhet një kandidat jo politik, ka dalë një kandidat si Binaj që i plotëson të gjitha kushtet. Pavarësisht problemeve me PD-në, qëllimi kryesor është t’i japim Tiranës një kandidat të pakorruptuar. Emri s’ka qenë kurrë kusht nga ne.”, theksoi Shehaj duke shtuar për Binajn se: do ta mbështesim si të ishte kandidati ynë. Versus.al

Poll