POLITIKË /

PD në proces zgjedhor, në maj zgjedhjet për kryetarin e ri! Berisha akuza Gonzatos: Sillet si ambasador i Ramës

*Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh sot për të diskutuar rreth procesit zgjedhor brenda partisë. Deri më datë 30 prill, pritet të mbyllet procesi zgjedhor për krerët e degëve. *Më 23 maj do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e partisë. *Sali Berisha mbajti fjalën e tij në nisje të mbledhjes duke akuzuar ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se nuk e kishte përcjellë siç duhet qëndrimin e opozitës lidhur me integrimin në BE dhe se po sillej si ambasador i kryeministrit Edi Rama. *Gjithashtu u ngrit një grup pune për rishikimin e nenit ‘’Basha’’ të cilin vetë Berisha e caktoi me qëndrimin se çdo kryetar duhet të dorëhiqet nga drejtimi në rast të humbjes së zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus