POLITIKË /

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, KQZ rrëzon demokratët: Do hapen vetëm 4 kuti

Partia Demokratike ka hedhur akuza të rënda ndaj procesit zgjedhor të 5 majit, duke pretenduar se mungojnë rreth 130 mijë fletë votimi të papërdorura, të cilat sipas saj, mund të jenë abuzuar.

Shkruar nga Versus
PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të
Ilirjan Celibashi

Partia Demokratike ka hedhur akuza të rënda ndaj procesit zgjedhor të 5 majit, duke pretenduar se mungojnë rreth 130 mijë fletë votimi të papërdorura, të cilat sipas saj, mund të jenë abuzuar. Opozita kërkoi hapjen e 43 kutive të materialeve zgjedhore në qarkun e Vlorës, për të verifikuar numrin dhe gjendjen e fletëve të papërdorura pas mbylljes së votimit.

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e rrëzoi kërkesën e PD-së, duke pranuar të hapen vetëm 4 kuti, nga një për secilën bashki të qarkut: Vlorë, Himarë, Selenicë dhe Delvinë.

Sipas vendimit të KQZ-së, verifikimi do të bëhet mbi bazë përfaqësuese dhe jo në tërësi, duke cilësuar kërkesën e opozitës si disproporcionale dhe të pambështetur në fakte të mjaftueshme.

PD nga ana tjetër këmbëngul se ka të dhëna se diferenca mes fletëve të dërguara në qendra votimi dhe atyre të raportuara si të papërdorura e të asgjësuara është e konsiderueshme dhe problematike, veçanërisht në qarqe si Vlora, ku gara u konsiderua e ndjeshme.

Përfaqësuesit e PD-së kanë paralajmëruar se do t’i ndjekin këto pretendime edhe në rrugë ligjore, duke kërkuar transparencë të plotë për materialet zgjedhore. Ndërkohë, KQZ shprehet se do të ndjekë procedurat ligjore të auditimit vetëm në përputhje me rregulloren dhe vendimet e mëparshme të miratuara nga Komisioni. Versus.al

Poll