POLITIKË /

PD rrëzon rezolutën e përbashkët me eurodeputetët e PE: Nuk pasqyron shqetësimet e opozitës

Pavarësisht se eurodeputetët pothuajse 'ju lutën' opozitës për rezolutën, PD votoi kundër duke argumentuar se nuk janë paraqitur shqetësimet e tyre kryesore.

Shkruar nga Versus
PD rrëzon rezolutën e përbashkët me eurodeputetët e PE:
Mbledhja e Komitetit Parlamentar dhe eurodeputetëve të PE

Deputetët e Partisë Demokratike të cilët ishin pjesë e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit, me në krye Gazment Bardhin votuan kundër rezolutës së përbashkët me eurodeputetët e Parlamentit Europian të cilët prej 2 ditësh qëndruan në Tiranë.

Në diskutimet e bëra, demokratët shprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me situatën ku gjendet vendi ynë si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik dhe sundimin e ligjit.

Ndaj kësaj vote kundër pati reagime nga ana e eurodeputetëve të cilët u kërkuan opozitarëve që të paktën të abstenonin pasi në këtë mënyrë, dëmtohej procesi i integrimit të vendit.

“Nëse doni të ndihmoi integrimin, votoni pro”, tha eurodeputeti Thomas Ëaitz.

“Ne jemi në atë pikë që duam të bëjmë një përmbledhje, që duhet t’ia cojmë Brukselit. Nëse PD voton kundër dhe rezoluta nuk miratohet, sigurisht kjo do të përcillte një sinjal negative. a mund të votoni abstenim?”, tha eurodeputeti Giorgio Gori.

“Ne abstenojmë në raste të tilla, dhe ne kemi besim tek ju, që duke abstenuar. ne shpresojmë shumë që kjo rezolutë do të miratohet dhe ne, duke bërë abstenimin. A mund të fokusohemi, ky do të ishte një hap pas”, tha eurodeputeti Antonio Decaro.

Pavarësisht thirrjeve të eurodeputetëve dhe pavarësisht faktit që në të shkuarën është gjetur një dakordësi për miratimin e një rezolute të përbashkët mbi progres-raportin, këtë herë opozita votoi kundër rezolutës duke e bllokuar atë. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi tha se opozita nuk mund të votojë pro një rezolute ku në asnjë amendament nuk pasqyrohen shqetësimet e saj. 

"Nuk mund të votojmë pro një rezolute ku nuk pasqyrohet asnjë prej amendamenteve apo shqetësimeve të opozitës, por kjo nuk nënkupton që opozita, Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk mbështet procesin e integrimit," u shpreh Bardhi.

Përveç kundërshtisë së tyre për miratimin e rezolutës, deputetët e PD folën në mbledhjen e përbashkët me eurodeputetët edhe lidhur me zhvillimet në vend. Mes të tjerash Gazment Bardhi foli për herë të parë për një dosje prej dhjetëra faqesh të hetuar nga SPAK, ku sipas tij deputetë e ministra shfaqen teksa ndërhyjnë për të hequr sekuestron ndaj pronave të grupeve kriminale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: