POLITIKË /

Pëllumb Pilinçi i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt? Ja si qëndron e vërteta e fotos virale

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto ku pretendohet se Pëllumb Pilinçi i është bashkuar protestës së Lapajt. Në imazh, Pilinçi duket i ulur në një karrige përballë zyrës së kryeministrit.

Shkruar nga Versus
Pëllumb Pilinçi i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt?
Adriatik Lapaj dhe fotoja e montuar

Që prej mbrëmjes së së hënës, kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka nisur një protestë pa ndërprerje para Kryeministrisë.

Ai nuk po vepron si udhëheqës i një force politike, por si qytetar i thjeshtë, duke ftuar të tjerët të bashkohen për të arritur, sipas tij, rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto ku pretendohet se Pëllumb Pilinçi i është bashkuar protestës së Lapajt.

Në imazh, Pilinçi duket i ulur në një karrige përballë zyrës së kryeministrit. Megjithatë, kjo foto është montazh.

Pilinçi, i cili prej muajsh ka nisur fushatën e tij kundër Ramës dhe ka publikuar edhe një “qeveri teknike” të propozuar nga vetë ai, ka mohuar kategorikisht përfshirjen në protestën e Lapajt.

Postimi i Pëllumb Pilinçit 

Per të gjithë ata që mendojnë se unë jam bashkuar me Tik Llapën, dua t’ju sqaroj se fotoja që po qarkullon është montazh.  Kam parë shumë prej jush, miq e dashamirës, që po reagojnë kundër këtij “bashkimi” por mos u shqetësoni. Unë i respektoj të gjithë njerëzit që më duan dhe ju dua po aq fort.  Faleminderit për mbështetjen dhe për ata që gjithmonë qëndrojnë pranë meje.

 

 

Poll