Gjatë një konference nga “selia blu”, kreu i PD-së Sali Berisha ka zbuluar detaje nga biseda që ka pasur në zyrën e tij me ish-ministrin Dritan Prifti.
Berisha deklaroi se Prifti i kishte kërkuar një post të rëndësishëm, duke e kërcënuar se do të publikonte një video përgjim të tij me Ilir Metën në zyrën e ministrit të Energjetikës.
Sipas Berishës, përgjigjja ndaj kërkesës ishte e qartë: “Nxirre sapo të dalësh nga zyra ime. Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng.”
“Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës time. Nxirre. Kjo është e vërteta. Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng”, u shpreh Berisha./Versus.al
