POLITIKË /

Ndërkombëtarët dhe FMN e kritikuan, Bajram Begaj dekreton ligjin për ‘Paqen Fiskale’

Ndërkombëtarët e kanë konsideruar Paqen Fiskale si rrezik për pastrimin e parave dhe legjitimimin e fondeve e aseteve të siguruara falë aktiviteteve kriminale.

Shkruar nga Versus
Ndërkombëtarët dhe FMN e kritikuan, Bajram Begaj dekreton ligjin
Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për Paqen Fiskale pavarësisht se ky ligj ishte kritikuar vazhdimisht nga Bashkimi Europian, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe FMN.

Ky dekret i Begajt bën që të hyjë në fuqi ligji që synon krijimin e lehtësimeve për subjektet që kanë borxhe të prapambetura ndaj shtetit, mes të cilave edhe fshirjen e detyrimeve ndaj administratës doganore.

Dekreti mban datën 12 janar. Ndërkombëtarët dhe FMN kanë ngritur më herët shqetësime serioze në lidhje me funksionimin e sistemit të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, pasi mund të lehtësojnë futjen në sistemin financiar formal të fondeve apo aseteve me origjinë të paqartë, që më parë nuk kanë qenë të deklaruara. Versus.al

Poll