
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë që zgjati për disa orë, detaje të reja rreth përplasjeve janë zbuluar për publikun. Salianji është përplasur edhe me Sali Berishën të cilin e kritikoi përse nuk kishte përfshirë Hysen Kadinë në listat për zgjedhjet e 11 majit pavarësisht se Kadia kishte dalë më i votuari në primaret e Tiranës.
Berisha i është përgjigjur Salianjit duke i thënë se Kadia nuk ka bërë asnjë ditë fushatë dhe se madje i ka shërbyer Ramës. Kjo gjë u hodh poshtë nga Salianji.
Berisha: Ata që po shkojnë tek takimet jashtë axhendës së partisë janë ata që në fushatë nuk punuan një ditë për PD-në por për Edi Ramën. Hysen Kadia ishte në Amerikë. Nuk bëri një ditë fushatë. Kam mesazhet.
Salianji: Kam unë fotografi fshatrave të Kavajës duke bërë fushatë (demokrati më i votuar i primareve në qarkun Tiranë). Kjo nuk është e vërtetë.
Gjithashtu në debate është përfshirë edhe deputeti Blendi Himçi, i cili tha se kryetarët e grupseksioneve nuk shkuan tek takimet e Sali Berishës, por duan të shkojnë tek takimet e Salianjit. Këtë të fundit e akuzuan se Suel Çela po i mbledh njerëz nëpër takime, akuza që u mohuan në mënyrë kategorike nga Salianji pas përfundimit të mbledhjes.
Pjesë nga debatet
Himçi: kryetarët e grup seksioneve nuk erdhën në takimet e Sali Berishës e duan të vijnë tek ty. Ata punuan në fushatë për Sara Milen
Salianji: po mirë, do t'i heqësh se po vijnë tek unë dhe po gjen arsye tani. E shikoni ku jemi katandisur? Ca po na ikin vetë, ca i hiqni ju, edhe nuk e kuptoni që e keqja jemi vetë.
Noka: Jam informuar se Suel Çela ka shantazhuar njerëzit tanë të mos ishin dje tek Berisha e të vijnë nesër tek ty

