POLITIKË /

Përplasje në Kuvend/ Noka përjashtohet nga seanca, Spiropali i mbyll mikrofonin dhe jep 5 minuta pushim

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sërish nga tensione, këtë herë mes deputetit të PD-së Flamur Noka dhe kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali.

Shkruar nga Versus
Përplasje në Kuvend/ Noka përjashtohet nga seanca, Spiropali i
Debati Noka dhe Spiropali

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sërish nga tensione, këtë herë mes deputetit të PD-së Flamur Noka dhe kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali. Debati nisi pasi Noka kërkoi të fliste për procedurë, por ndërhyri duke akuzuar mazhorancën për vjedhje dhe lidhje me krimin, gjë që solli përshkallëzimin e situatës dhe ndërprerjen e fjalës së tij. Pavarësisht ndërhyrjeve të kryetares së Kuvendit për ta ndaluar, Noka vijoi me akuzat, duke përmendur emra si Pëllumb Gjoka dhe Suel Çela. Situata doli jashtë kontrollit kur Spiropali i kërkoi Nokës të ulej dhe e paralajmëroi se do përjashtohej nga seanca.

Noka nuk u tërhoq menjëherë, duke e shtyrë më tej përplasjen verbale. Në përfundim, Spiropali vendosi të ndërpresë seancën për 5 minuta pushim.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Nuk të pyes ty

Spiropali: Hape mikrofonin të dëgjojmë procedurën

* i hap mikrofonin

Flamur Noka: Kur opozita thotë të vërtetën ju alarmoheni, po kur vidhet…

Spiropali: S’është për procedurë

Flamur Noka: Krimi…

*I mbyllet mikrofoni

Spiropali: Fjalën e ka Bylykbashi. Fol (I thotë Nokës), fol pa mikrofon Nuk ka për procedurë. Gjë të mençur s’ke për të thënë A mund të ulesh zoti Noka? Po s’që për procedurë do të ta mbyll sërish?

* i hap mikrofonin

Noka: Zonjë kur ju vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka dhjëtëra hektarë, Suel Çela…

*I mbyllet mikrofoni

Spiropali: Mirë s’është për procedurë. Flamur ta dhamë fjalën 3 herë se përdore për procedurë. Do e lini Bylykbashin të flasë për raportet. Je I përjashtuar nga seanca, ik tani. Dëgjojeni gjuhën e këtij. Largohuni nga foltorja, s’ka nevojë për gardën. Asnjë minutë s’të lë, Flamur je i përjashtuar nga seanca. Po ju respektoj në maksimum, s’duroj këtu as fyerje as zaptim foltoreje, tani ulu ose je i përjashtuar.

Spiropali: 5 minuta pushim. Versus.al

Poll