POLITIKË /

"Përshpejtoni Reformën në Drejtësi", Marta Kos: Suksesi do përcaktohet nga lufta ndaj korrupsionit

Komisionerja bëri thirrje që Shqipëria të vijojë me të njëjtin përkushtim reformat.

Shkruar nga Versus

"Përshpejtoni Reformën në Drejtësi", Marta Kos:

Komisionerja Marta Kos ka mbajtur fjalën e saj në konferencën ndërqeveritare që mbahet sot në Bruksel për hapjen e të gjithë grupkapitujve për negociatat me BE. Ajo tha se sukesi i Shqipërisë do të përcaktohet nga rezultatet e reformës në drejtësi, luftës ndaj korrupsionit dhe zbatimi i legjislacionit europian.

"Mbyllja e negociatave është çmimi real. Suksesi juaj do përcaktohet sesa shpejt do miratoni e zbatoni legjislacionin evropian. Tani është momenti për të përshpejtuar sidomos në pika kritike, reformën në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit, çështja e pakicave dhe liria e medias.

Kjo nuk do jetë përherë e lehtë, por Shqipëria ka dicka të fuqishme në favor, mbështetjen më të gjerë publike të vendeve anëtare. KE do të vazhdojë të mbështesë e të këshillojë. Roli ynë është të sigurohemi që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur kur të bëhet anëtare”- u shpreh Kos. Versus.al

 

Poll