POLITIKË /

Pjesë e boshtit opozitar për kandidatin e përbashkët në Tiranë? Lapaj zbulon vendimin e marrë

Lapaj tha se procesi aktual që po zhvillohet është partiak dhe theksoi se nuk dëshiron të jetë pjesë e një procesi të tillë.

Shkruar nga Versus

Pjesë e boshtit opozitar për kandidatin e përbashkët në

Kryetari i partisë ‘’Shqipëria Bëhet’’, Adriatik Lapaj nuk do të marrë pjesë në organizimin e përbashkët të opozitës për një kandidat përbashkues për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës.

I ftuar në emisionin ‘’Opinion’’, Lapaj tha se nuk ka dëshirë të jetë pjesë e një procesi partiak pasi nuk i pëlqen mënyra sesi po procedohet për diskutimet mbi kandidatin e mundshëm.

“Nuk dua të jem ai që prish festën! Por mënyra si po procedohet nuk është e duhur, po procedohet përmes një kandidati partiak. Po flasim për një qytet me afro 700 mijë votues, 600 e ca mijë, qyteti më i madh. Po flasim për elektoratin më të madh në vend”, deklaroi ai.

Nga negociatat me PD, që prej fillimit është i përjashtuar kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori pasi Flamur Noka e cilësoi si ektremist të majtë. Ndërsa negociatat kanë vijuar me partinë Mundësia dhe PDIU. Versus.al

Poll