POLITIKË /

“Po ai Nikua, Rama ka turp nga ai”, Berisha ironizon Peleshin: E merr me vete vetëm në Kolonjë

Ai tha se kryeministrin Edi Rama e merr në takime vetëm në Kolonjë, pasi kur vjen në Korçë sipas tij Rama ka turp nga ai. 

Shkruar nga Versus

“Po ai Nikua, Rama ka turp nga ai”, Berisha ironizon Peleshin: E

Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha ka shigjetuar edhe Niko Peleshin.

Ai tha se kryeministrin Edi Rama e merr në takime vetëm në Kolonjë, pasi kur vjen në Korçë sipas tij Rama ka turp nga ai. 

'Po ai Nikua. Kur vjen në Korçë Rama ka turp nga ai dhe se merr afër e merr vetëm në Kolonjë. Hajdut atje, hajdut këtu, hajdut kudo që të jenë janë. 12 vite qeverisje, çfarë ndodhi me shqiptarët, para 2013 rrogat ishin më të larta se maqedonasit dhe serbët dhe Rumania e Bullgaria.  Sot rroga minimale duhet të ishte dyfish i asaj që është sot, por Rama 3 dhe 5 fishoi rrogat e larta dhe të ulëtat i la që njerzit të mos të hanë dot kafshatën. Ne do t'ju kthejmë paratë juve. Krahasoni pak programin tonë me atë tjetrin, Rama ka qeverisë 12 vite dhe nuk thotë një sukses, sepse dhe ato që ka bërë i ka të zhytyra në vjedhje dhe në plaçkitje. Vidh dhe vidh dhe s'kanë të ndaluar.', tha ai.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: