POLITIKË /

Policia heq plastmasin e ‘Shqipëria Bëhet’, Lapaj: Çakejtë e Ramës do qajnë me lot krokodili 21 janarin

Shkruar nga Versus

Policia heq plastmasin e ‘Shqipëria Bëhet’, Lapaj:

Disa efektivë policie kanë ndërhyrë pas mesnatës së mbrëmshme për të hequr sërish plastmasin e vendosur nga protestuesit e “Shqipëria Bëhet” përpara godinës së kryeministrisë ku Adriatik Lapaj proteston prej më shumë se një muaji duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas skandaleve të njëpasnjëshme.

Lapaj filmoi momentin kur policët hiqnin plastmasin ndërsa nuk ngurroi t’i ironizonte duke u shprehur se më 21 janar, 15 vjetorin kur u vranë 4 protestues, do të qajnë me lot krokodili.

“Ja erdhi shefi, po më kërkon të marr masa për të hequr plastmasën. Ja, opa! 21 janar, policët e Edi Ramës! Policët e Edi Ramës më 21 janar, nesër do të dalin me lot krokodili për të qarë protestuesit! Ja banda! Ja çakejtë e Edi Ramës që erdhën! Op, e sekuestruan armën e krimit! Opa, erdhën edhe këta të tjerët, shikoji këta të tjerët. Nesër më 21 janar do të dalin me lot krokodili, do të bëjnë sikur qajnë që Edi Rama të vinte në pushtet, ndërkohë nuk lejon njerëzit të protestojnë. Ky është Edi Rama, këta janë policët e Edi Ramës”, thotë Lapaj. Versus.al

Poll