Pavarësisht se Policia e Shtetit ka refuzuar lejen për protestë në zonën e Bulevardit “Zogu i Parë”, Partia Demokratike mbetet e vendosur për të zhvilluar tubimin në vendin dhe orarin e paralajmëruar fillimisht.
Në njoftimin përfundimtar të shpërndarë sot, PD konfirmon se protesta do të zhvillohet nesër, në orën 17:00, te kryqëzimi i bulevardit Zogu i Parë me rrugën Fortuzi, përballë Ministrisë së Drejtësisë.
Edhe pse në një moment u ndryshua posteri i protestës, duke lënë të kuptohej se mund të ndryshohej edhe vendndodhja, opozita ka vendosur t’i shkojë deri në fund thirrjes së saj fillestare, duke sfiduar kështu vendimin e autoriteteve. /Versus.al/






