POLITIKË /

Prej tetorit Meta në burg për 3 vepra penale, PL proteston sot para SPAK

Protesta është mbështetur edhe nga lideri i PD, Sali Berisha.

Shkruar nga Versus
Prej tetorit Meta në burg për 3 vepra penale, PL proteston sot para
Ilir Meta dhe momenti i arrestimit të tij

Tiranë- Sot në orën 12:00 pritet të nisë protesta e paralajmëruar nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Posaçme. Duke e konsideruar si “burgosje politike” arrestimin e Metës, përfaqësuesit e PL-së janë organizuar për të thirrur protestë para godinës së Antikorrupsionit.

Vetë Meta nëpërmjet një letre nga burgu “313” ku po mbahet në paraburgim, u ka drejtuar një letër strukturave të Partisë së Lirisë duke bërë thirrje që të mobilizohen kundër qeverisë dhe drejtesisë që sipas tij kontrollohet nga kryeministri Edi Rama.

Për protestën që pritet të mbahet sot, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk dha detaje nëse do të jetë i pranishëm personalisht, por shprehu mbështetjen e tij duke akuzuar SPAK-un për “drejtësi me regji të Ramës”.

Ilir Meta u arrestua mesditën e 21 tetorit në hyrje të Tiranës teksa po kthehej nga një vizitë në Kosovë. Në momentin e arrestimit bashkë me të ishte edhe një prej zyrtarëve të PL, Artemis Peca. Arrestimi i Metës ngjalli shumë reagime për shkak të dhunës së përdorur, ndërsa policia në një reagim të bërë sqaroi se ish-presidenti kishte tentuar t’u rezistonte forcave operacionale dhe prandaj u arrestua në atë mënyrë. Ndaj Metës rëndojnë akuzat për tre vepra penale: korrupsion pasiv në çështjen CEZ-DIA, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Masë “detyrim paraqitje” është caktuar gjithashtu për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi ndaj të cilës rëndojnë akuza për të njëjtat vepra penale. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: