
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish me akuza të forta për manipulimin e zgjedhjeve, duke publikuar procesverbalin që vërteton — sipas tij — “farsën elektorale” që u luajt pas dyerve të burgut të Elbasanit.
Dokumenti tregon qartë: Sara Mile, kandidatja e PS, ka marrë 92 nga 102 votat e të dënuarve, ndërkohë që kandidatët e tjerë numërojnë zero.
“Princesha e burgut të Elbasanit!” — deklaroi Berisha, teksa denonconte se procesi ishte nën terrorin e bandave që komandohen nga Shullazi.
“Burgun e kontrollon Ulsiu, që nga ana e tij varet nga Shullazi. Të burgosurit u detyruan të votojnë për kandidaten e partisë. Kjo ishte farsa nga fillimi në fund.”
Sipas Berishës, votimi i 11 Majit ishte “një maskaradë, nga alfa te omega”— dhe procesverbali i Elbasanit që ai nxorri, e vërteton këtë me fakte.
“Tani tek farsa elektorale. E patë ju, ishte pajisur me dy fletë votimi. Votues me dy fletë votimi.Revolja... e patë besoj, edhe njëherë pozën e fundit. Ja!Pra, një bandit që futet me gisht në revole. Këtu tani keni një gjë tepër të veçantë. Është qendra e votimit të burgut të Elbasanit, në të cilën Sara Mile, famozja Sara Mile, është njeriu më i adhuruar në burgun e Elbasanit.
A mund të imagjinoni ju, nga 102 vota të vlefshme, e adhuruara pafundësisht Sara Mile, merr 92 vota. Sepse burgun e kontrollon totalisht ata që kontrollojnë Ulsiun dhe Ulsiun e kontrollojnë vetëm bandat. Shikojeni, princesha e burgut, Sara Mile, çfarë t’i themi.
Po Osman, nuk ke çfarë t’i thuash, kurse Ulsiu i ngarkoi Shullazit 313-ën dhe Shullazi nën terror ka detyruar, Mili i Partisë, të burgosurit të votojnë për kandidatin e partisë. Ja pra, këto ishin zgjedhjet, farsa. Urdhëroni, princesha e burgut! Siç e shihni, në çdo aspekt, farsa nga alfa tek omega, procesi ishte farsë, farsë dhe vetëm farsë”, tha Berisha. Versus.al







