POLITIKË /

Probleme në shpërndarjen e fletëve të votimit, ambasada shqiptare në Greqi: Këto pika do punojnë me orar të zgjatur

Zyrat postare të DHL në Athinë dhe Pire, do jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 18:00.

Shkruar nga Versus
Probleme në shpërndarjen e fletëve të votimit, ambasada
Godina e ambasadës shqiptare dhe zarfet me fletën e votimit të diasporës

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka bërë me dije se pikat e kompanisë postare “DHL” në Athinë dhe Pire do të funksionojnë me orar të zgjatur. Njoftimi vjen pas ankesave të shumta për problematika sa i takon shpërndarjes së zarfeve me fletët e votimit për votuesit jashtë vendit.

Duke filluar nga sot disa pika të kompanisë postare, do të jenë të hapura nga ora 09;00 deri në 18:00.

Edhe partitë politike kanë shprehur shqetësimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sa i takon administrimit të procesit të votimit jashtë vendit. Në një ankesë të depozituar, PD theksonte se ka disa raste kur zarfet me materialet zgjedhore nuk janë dorëzuar peresonalisht tek votuesit, por janë marrë nga persona të tjerë, të cilëve nuk u është bërë verifikimi i identitetit. Versus.al

Probleme në shpërndarjen e fletëve të votimit, ambasada
Postimi i ambasadës shqiptare në Greqi
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: