
Protesta e sotme e Partisë Demokratike pritet të ketë skenarë të ndryshëm nga ato që janë mbajtur më herët gjatë këtij viti. Pritet që në këtë protestë të mos ketë fjalime, por që demokratët të flasin më shumë me veprime.
Ndryshe nga protestat e mëparshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, ndërkohë që organizatorët e protestës së PD nuk kanë vendosur podium. Dyert e godinës së qeverisë janë blinduar, ndërsa është mbuluar edhe stalacioni i dritave dhe po përgatitet vendosja e gardhit metalik.
Pritet që përveç kryeministrisë, protestuesit të zhvendosen edhe në institucione të tjera. Ndërkohë Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit, sipas tyre kjo nisur nga incidentet e dhunshme të ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm. Versus.al

