POLITIKË /

“Protesta në institucionet e BE”, Berisha paralajmëron betejë në disa fronte: Ramës do i ngecë në fyt dhunimi i zgjedhjeve

Shkruar nga Versus
“Protesta në institucionet e BE”, Berisha paralajmëron
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë vizitës së tij dy ditore në Bruksel ka zhvilluar takime me eurodeputetë të ndryshëm të cilëve thotë se u ka bërë të ditur metodat e përdorura nga PS në atë që e konsideroi “farsë elektorale”.

Berisha ndër të tjera paralajmëroi për betejë në disa fronte duke mos përjashtuar mundësinë e protestave në institucionet e Bashkimit Europian duke angazhuar edhe shqiptarët e diasporës.

“Paralajmërojmë të gjitha format e angazhimit të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit për votën e tyre. Edi Ramës do i ngecë në fyt vota e diasporës dhe dhunimi që iu bëri zgjedhjeve.

Betejë shumëplanëshe, padiskutim edhe tek faktori ndërkombëtar. Sepse zgjedhjet janë sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare. Duke qenë palë në zgjedhje, pretendimet e tua duhet t’i verifikosh në opinionet e aleatëve. Por çështjen e zgjidhin shqiptarët sepse miqtë tanë e damkosin Ramën si të tillë, por për ta larguar duhen shqiptarët. një revoltë e jashtëzakonshme tek shqiptarët e diasporës të cilëve u është tjetërsuar vota”- deklaroi Berisha nga Brukseli. Versus.al

Poll