Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit nga KQZ atmosfera në kampin demorkat nuk është festive si në kampin socialist.
Pas Kukësit, PD ka përgatitur ankimimin për rezultatet në Berat dhe Korçë.
PD pretendon për një masakër zgjedhore, teksa të njëjtin hap tha se do e ndjekë edhe me qarqet e tjera.
Deri tani PD ka ankimuar Kukësin dhe me Beratin dhe Korçën do të bëhen 3 qarqe të kontestuara. Opozita arriti të fitonte vetëm në 3 nga 12 qarqet; Kukës, Shkodër dhe Lezhë, por me diferenca shumë të ngushta.
PD ka hedhur akuza edhe për "trenin bullgar", por zyrtarisht Policia e Shtetit ia ka rrëzuar pretendimet deri tani, si rasti i Peqinit, ku rezultoi se ishin fletë të rreme dhe që shërbenin vetëm për të mësuar votuesit, pasi nuk kishin as vula.
Ndërkohë nga krahu i PS-së, sot do të ketë festime në Pallatin e Brigadave. Versus.al







