
Kuvendi ka rrëzuar propozimin e Partisë Demokratike për uljen e çmimit të naftës dhe trajtimin e tij me procedurë të përshpejtuar. Për rrëzimin e projektligjit u votuan 77 vota pro.
Propozimi ishte depozituar nga opozita në një kohë kur çmimi i karburanteve në vend ka shënuar rritje, situatë e ndikuar edhe nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe efektet në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Ndërkohë, në tregun vendas vijon të veprojë edhe Bordi i Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve./Versus.al


