Live Updates /

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, debate mes opozitës dhe mazhorancës! Shtyhet mocioni për raportin e DASH!

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
1 ORE ME PARE

“As pambuk nuk ka në spitale", Korreshi ironizon Evis Salën: E di ajo që është ministre? Të paktën njoftojeni që i kaloi rroga!

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, debate mes

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kërkuar në Kuvend praninë e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, duke ngritur shqetësime për gjendjen e sistemit shëndetësor në vend, të cilin e cilësoi si të degraduar dhe drejt kolapsit.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi kritikoi mungesën e përgjigjeve nga ana e ministres dhe sipas tij neglizhencën ndaj problemeve të qytetarëve, veçanërisht në shërbimin e urgjencës, ku tha se ka vonesa të mëdha dhe mungesë koordinimi mes strukturave shëndetësore.

Ai solli si shembull situatën në spitalin e Lushnjes, duke theksuar mungesën e mjekëve specialistë dhe të materialeve bazë mjekësore si pambuku dhe dorezat, çka sipas tij vështirëson ofrimin e shërbimit.

Korreshi u shpreh kritik edhe në mënyrën e ashpër të komunikimit në Kuvend, duke thënë se qytetarët po përballen me pritje të gjata në spitale dhe mungesë të kujdesit të duhur mjekësor.

'E para është mirë ajo se duhet pyetur për shëndetin, pa mirë se interpelancat tona si keni futur. Po, është mirë se na keni bërë merak. A e di ajo që është ministre apo s’e di? Se nuk mund të braktiset Kuvendi kështu, nuk pret sëmundja siç thotë ministrja në fjalët e veta brenda këtij viti, brenda këtij viti. Nuk pret dhe po qe se nuk e dini ku është, ta shpallim në njerëz të humbur, ta kërkojmë rrugëve të Tiranës. Çfarë pune bën kjo ministrja e Shëndetësisë? Për të marrë sot urgjencën lidhet me Tiranën, pastaj kismet lidhet me Lushnjën, dhe ai i Lushnjës të merr.

Unë nuk doja ta përdorja te njerëzit e shtëpisë. Por i thoni asaj ministres së Shëndetësisë se çfarë ndodh në spitalet. 3 orë e gjysmë rri qytetari, vdes se nuk ka kardiolog. Ku ndodh kjo? A e dini që nuk ka as pambuk në Lushnjë, as dorashka? Pse t’i trajtojmë njerëzit si në stallë derrash atje? Na thoni ose njoftojeni që rroga i ka kaluar, i thoni që të ka kaluar rroga dhe hajde bëj punën.' u shpreh ndër të tjera deputeti. /Versus.al

1 ORE ME PARE

Debate në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës, shtyhet mocioni për raportin e DASH

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, debate mes
Pamje nga Kuvendi

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me replika të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, lidhur me kërkesën e opozitës për zhvillimin e menjëhershëm të një mocioni me debat për raportin e DASH mbi klimën e investimeve në Shqipëri.

Balla propozoi që debati të zhvillohet më 14 maj, propozim që u miratua me votë në seancë. Nga foltorja, ai ironizoi deputetët e opozitës duke i cilësuar si “dashnorët e rinj” të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar se sipas tij, ata nuk kanë mbështetur me votë ligjet që lidhen me integrimin europian që nga shtatori.

Debate u shënuan edhe për përfshirjen në kalendarin e punimeve të Kuvendit të propozimit të PS për ndryshime në rregulloren e Parlamentit. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, deklaroi se nuk ka pasur dakordësi nga opozita, ndërsa Balla e kundërshtoi duke e cilësuar këtë pretendim si të pavërtetë.

Në rendin e ditës përfshihet edhe interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, e kërkuar nga deputeti Erion Braçe, lidhur me situatën e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të qumështit në vend. Kjo vjen në një kohë kur blegtorët po protestojnë për mungesën e subvencioneve dhe efektet e skemës së re kombëtare të mbështetjes.

Erion Braçe është parë në hyrje të Kuvendit duke mbajtur një qese me perime, në atë që duket si simbolikë për situatën në sektorin e bujqësisë.

Seanca pritet të vijojë me pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, mbi pabarazinë në pagat e mbi 11 mijë punonjësve të arsimit./Versus.al

2 ORE ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari prezanton rendin e ditës

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, debate mes

Ka nisur seanca plenare e kësaj të mërkure në Kuvendin e Shqipërisë.

Në rendin e ditës përfshihen interpelanca me ministra, seanca pyetje–përgjigje, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve, përfshirë ngritjen e komisioneve hetimore dhe zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në fillimin e seancës, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka prezantuar rendin e ditës.

Rendi i Ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 9.4.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026.

2. Njoftime.

3. Erion Braçe interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti

4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhxixho

5. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar”.

6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.

7. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”.

8. Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurinë sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s

9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen të Kuvendit shërbimet me anë e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e parlamentar që të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Versus.al

4 ORE ME PARE

Kuvendi sot/ Në fokus interpelanca me ministrat, projektligje dhe komisionet hetimore (Rendi i ditës)

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, debate mes

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 9 prill 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, ku pritet të diskutohen dhe miratohen një sërë çështjesh të rëndësishme ligjore dhe institucionale.

Seanca nis me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 2 prill, ndërsa më pas do të vijojnë njoftimet dhe interpelancat. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë e deputetit Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Po ashtu, do të zhvillohet një seancë pyetje–përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.

Në vijim, Kuvendi pritet të shqyrtojë disa projektligje të rëndësishme, mes të cilave ndryshimet në ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë” dhe atë “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Një tjetër pikë kyçe e rendit të ditës është ngritja e dy komisioneve hetimore parlamentare. Njëri prej tyre do të shqyrtojë ligjshmërinë e veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për investimet në infrastrukturën rrugore, ndërsa tjetri do të fokusohet në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), me theks te siguria kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave të qytetarëve, si dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Në rend dite është gjithashtu edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Rendi i Ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 9.4.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.4.2026.

2. Njoftime.

3. Erion Interpelancë Braçe. me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti

Poll