POLITIKË /

''Pseudointelektualë'', Berisha shpërthen ndaj Topit dhe Bashës: PD u dha gjithçka, e përdorën për pasuri

Shkruar nga Versus

''Pseudointelektualë'', Berisha shpërthen ndaj

I pyetur pse nuk fton në protesta figura si Lulzim Basha, Bamir Topi, Astrit Patozi apo Enkelejd Alibeaj, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi me tone të ashpra, duke i cilësuar ata si “pseudointelektualë”. Berisha u shpreh se PD u ka dhënë atyre çdo mundësi, por sipas tij, këto figura e kanë përdorur partinë për interesa personale. “A nuk u dha kjo parti çdo mundësi? Dhe për çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij. Te Lulzim Basha, pasurimi i tij,” tha Berisha.

Sa i përket figurave të tjera, Berisha u shpreh shkurt, duke lënë të kuptohet se nuk i konsideron faktorë të rëndësishëm politikë. “Për atë tjetrin… nuk është fare. Pyet të tjerët që u morën me fushatë,” shtoi ai.

Berisha: Po flet për intelektualë apo pseudointelektual! Po ta them me sinqeritet, të lutem shumë, për t’u bindur për këtë, ktheu pak në 1990 që kam thënë në revistën Drita, ku bëj dallimin ‘intelektual’ dhe ‘pseudointelektualë’. Pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit. Më mirë mos t’i ngatërrojmë. Versus.al

Poll