POLITIKË /

Qeveria heq vizat me 5 vende, qytetarët e tyre mund të vijnë në Shqipëri vetëm me pasaportë

Shkruar nga Versus

Qeveria heq vizat me 5 vende, qytetarët e tyre mund të vijnë

Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar vendimin për heqjen e vizave për qëllime turistike me 5 shtete.

Konkretisht, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor të këtij viti, qytetarët nga Arabia Saudite, Katari, Omani, Indonezia dhe Tajlanda nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Shqipëri në rast se kanë qëllime turistike.

Njoftimi i qeverisë:

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.858, DATË 29.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 3, e aneksit nr.3, që i bashkëlidhet vendimit nr.858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin “pasaportë” për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.”.

Nr. Shteti

1. Arabi Saudite

2. Katar

3. Oman

4. Tajlandë

5. Indonezi

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare. Nga ana tjetër, ditë më parë u publikua se qeveria kërkon të marrë rreth 40 mijë punëtorë nga vendet aziatike për të punuar në Shqipëri për shkak të mungesës së krahut të punës. Ekziston mundësia që udhëtimi për qëllime turistike, të kthehet në udhëtim për punë drejt Shqipërisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: