POLITIKË /

Rama del me paralajmërim për “lojën kriminale”: Mos bini pre e mashtruesve që marrin para duke u shtirur si persona publikë

Rama u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtruesve të cilët shtiren si persona publikë për t'u marrë para njerëzve të ndryshëm.

Shkruar nga B.V
Rama del me paralajmërim për “lojën kriminale”: Mos
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të kenë kujdes nga një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrat e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme.

Si rrallë herë, kreu i qeverisë ka zgjedhur ta denoncojë vetë aferë siç e quan ai “lojë kriminale” duke u bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtruesve që hiqen si personazhe publikë për t’u marrë paratë.

Ai bën me dije se disa prej këtyre mashtruesve janë arrestuarve, por u kërkon qytetarëve që të mos u besojnë mesazheve të ndryshme dhe të verifikojnë se kush ua dërgon.

“Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit për të dërguar mesazhe të rreme, ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.  Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale”- shkruan Rama në rrjetin social X.

Mesa duket, kryeministri u referohet rasteve kur biznesmenë të ndryshëm janë mashtruar nga persona të caktuar të cilët u janë prezantuar me emrat e zyrtarëve të ndryshëm duke u kërkuar para borxh. Versus.al

Poll