
Kreu i qeverisë vijoi të mbronte qëndrimin e tij që në Zvërnec të ketë një projekt zhvillimi me arsyetimin se është votuar për ta çuar përpara vizionin e tij për turizmin në Shqipëri.
Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të ketë frikë të hyjë në elitën e kampionëve të turizmit global.
“Cfarë më duhet mua karrigia, apo pushteti nëse më duhet të heq dorë nga vizioni i gjithë këtyre që kam ndarë me ju, të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që mos ta ketë zili askënd. Për çfarë më duhet mua karrigia, të vazhdoni jetën tuaj dhe pasnesër në vend të atij projekti të jashtëzakonshëm që përgatitet atje, të bëhet copëtimi i radhës, Golemi i radhës? Ju do rroni më shumë se unë dhe do shikoni se aftësia për ta rikthyer Shqipërinë tek Golemi është e gjallë dhe e gatshme po t’u bjerë prapë në dorë Shqipëria. Të heq dorë nga vizioni për ta bërë Shqipërinë një vend që nuk ka frikë të hyjë në ligën e kampionëve të turizmit global dhe të rrij këtu në pushtet duke bërë sikur udhëheëq një vend që trembet nga sfidat e mëdha të investimeve të kësaj lige. Shqipëria duhet të hyjë në elitën e turizmit global”- tha Rama. Versus.al

